Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar se Kongresi i Alfabetit shqip unifikoi përgjithmonë shkronjën shqipe, duke e jetësuar ëndrrën e kahmotshme të brezave për një alfabet të njësuar të gjuhës shqipe, shkruan Kosova Post.
Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se 22 Nëntori – Dita e Alfabetit është një ndër datat më të rëndësishme të historisë së kombit tonë.
“Kongresi i Manastirit i vitit 1908, me Fishtën, Mjedjen, Zavalanin, Qiriazin e intelektualë të tjerë të shquar të kohës, unifikoi përgjithmonë shkronjën shqipe, duke e jetësuar ëndrren e kahmotshme të brezave për një alfabet të njësuar të gjuhës shqipe” ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë:
22 Nëntori – Dita e Alfabetit është një ndër datat më të rëndësishme të historisë së kombit tonë.
Kongresi i Manastirit i vitit 1908, me Fishtën, Mjedjen, Zavalanin, Qiriazin e intelektualë të tjerë të shquar të kohës, unifikoi përgjithmonë shkronjën shqipe, duke e jetësuar ëndrren e kahmotshme të brezave për një alfabet të njësuar të gjuhës shqipe.