Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar këtë të martë një video në faqen zyrtare në Facebook, përmes së cilës ka akuzuar qeveritë e kaluara për keqqeverisje, ndërsa sindikatat i ka quajtur partiake, përcjell Kosova Post.
Ndaj kësaj videoje ka reaguar ish-kryeministri dhe njëherësh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili e ka quajtur fashizëm politik.
“Sjellja e partisë në pushtet, me video montazhe plot shpifje, është fashizëm politik — urrejtje e tjetrit vetëm se i përket një grupi tjetër politik. Fundi i çdo lloj fashizmi dihet”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Postimi i plotë: