Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka njoftuar se nesër pritet të nënshkruhet marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit, shkruan Kosova Post.
Hoti përmes një shkrimi në Facebook tha se zyrtarizimi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonive që ka zhvilluar me 4 shtator 2020 me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, nga Shtëpia e Bardhë në Washington.
Tutje Hoti theksoi se Kosova, si shtet sekular mirëpret njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit.
Postimi i plotë:
Si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit, nesër nënshkruajmë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit.
Zyrtarizmi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që zhvillova me 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin Netanyahu, nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Kosova si Republikë Parlamentare, si shtet sekular, mirëpret njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit dhe angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë.