Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar sot në Bruksel me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, raporton Kosova Post.
Detaje për takimin ka thënë kryeministri përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter.
Hoti ka shkruar se kreun e parlamentit evropian kanë diskutuar për situatën me pandeminë dhe menaxhimin e COVID 19.
Megjithatë, sipas kryeministrit theksi i bisedës ka qenë te procesi i liberalizimit të vizave.
Very honored to meet @EP_President David Sassoli, with whom we had fruitful talks about the management of the #COVID19 pandemic, and the European future of Kosovo, with emphasis on the visa liberalization process. pic.twitter.com/333vG5fN78
— Avdullah Hoti (@Avdullah) September 10, 2020