Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka komentuar sulmin ndaj dy serbëve në Shtërpcë, duke treguar se ShBA-ja është e shqetësuar me këtë situatë.
Në një prononcim pas vizitës për Krishtlindje, z. Hovenier tha se ShBA-të e dënojnë rastin.
“Dua të shfrytëzojë këtë mundësi dhe të flasë shkurtimisht për atë që ngjau në Shtërpcë dje dhe të rithkesojë në emër të ShBA-së sa të shqetësuar jemi për situatën ku dy djem të rinjë janë të qëlluar.
E dënojmë rastin, natyrisht. Jemi shumë mirënjohës që autoritetet për veprimin e shpejt dhe arrestuan të dyshuarin.” – tha ai.