Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është takuar të premten me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, përcjell KosovaPost.
Për këtë takim ka njoftuar Hovenier, i cili ka thënë se me Ulutas kanë folur për situatën e sigurisë në Kosovë, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm krah KFOR-it.
“Takimi i mirë me komandantin e KFOR-it, Ulutaş. Përsëritëm angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë në Kosovë dhe diskutuam për sfidat aktuale. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm me NATO-n/KFOR-in pasi punon për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë”, ka shkruar Hovenier.