Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar kryetarin e partië VATRA, Elmi Berishën, transmeton KosovaPost.
Hovenier tha se është gjithnjë kënaqësi të takohet me Berishën, teksa shtoi se komuniteti shqiptar në ShBA është një partner thelbësor.
“Komuniteti i diasporës në Shtetet e Bashkuara është një partner thelbësor dhe i mirëpritur në përpjekjet tona për të mbështetur Kosovën si një shtet sovran, multietnik dhe demokratik që është plotësisht i integruar në Evropë”, shkroi Hovenier.