Ish ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj njëherësh deputet është larguar nga kryesia e re partisë e miratuar dje në organet e kësaj partie.
Këtë e ka bërë të ditur Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ndërsa largimin e tij e lidh me respektimin e qëndrimeve të konventës që në kryesi të mos përfshihen deputetët
Ai ka falënderuar kryetarin Memli Krasniqi dhe anëtarët tjerë duke thënë se do të respektojë atë që deputetët të mos përfshihen në kryesi.
“Në vijimësi të qëndrimit të shprehur edhe në Konventën e zgjedhjes së kryetarit të ri që PDK ka nevojë të hapet, të afrojë njerëz ti ri dhe reformohet, unë do ta respektoj këtë parim dhe do të mbetem vetëm deputet. Është koha që ekipi i ri e kryesia e sapo votuar të punoj dhe angazhohet për ta rikthyer PDK-në si forca e parë politike”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook”
Ai gjithashtu ka deklaruar se do të angazhohet për të ndihmuar partinë në zgjedhjet lokale./KosovaPost/