Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, duket të ketë gjetur një hapsirë më shumë elektorale duke krijuar platformë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ndërsa në kuadër të saj ai premton dy ulëse në Kuvendin e Kosovës, sikur edhe paisjen me nënshtetësi të Kosovës.
Hoxhaj ka shkruar në Facebook se ai dhe partia e tij kanë platformë konkrete për shqiptarët në Luginë të Preshevës.
Ai thotë se do t’i implementojë zotimet e tij në muajt e parë të qeverisjes, duke filluar dy ulëse të rezervuara në listën për deputet dhe nënshtetësia e Kosovës.
Premton 5 milionë euro për kthim të përhershëm të dëbuarve nga Lugina, kuota për studentë e katër pika të reja kufitare.
Ky është postimi i tij i plotë:
PDK ka platformë konkrete për shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe unë si Kryeministër zotohem për implementimin e tyre që në muajt e parë të qeverisjes. Dy ulëse të rezervuara në listën tonë për deputetë dhe nënshtetësia janë disa nga zotimet tona.