Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, me anë të një postimi në Facebook ka shpërndarë një fotografi.
Në mbishkrimin e këtij imazhi, Hoxhaj tregon takimin që pati me Hamëz Rexhepin, një invalid i luftës.
“E takova para disa javësh në fushatë Hamëz Rexhepin nga Zabeli i Lartë i Drenasit. U preka thellë nga historia e tij, e njëjtë edhe me historitë e mijëra të tjerëve që i lanë gjymtyrët e trupit për Kosovën. Përjetë mirënjohës!”, ka shkruar Hoxhaj.