Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj është deklaruar para takimit me Këshillin Drejtues të partisë.
Hoxhaj ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për rezultatin e zgjedhjeve edhe për ri-organizimin e kësaj partie.
“Sot kemi një mbledhje të Këshillit Drejtues që është e rregullt. Mbledhjen e fundit e kemi pasur në dhjetor dhe çdo tre muaj e kemi një të tillë. Agjenda jonë është që të diskutojmë për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, cilët ishin faktorët që sollën atë rezultat zgjedhor që mori PDK dhe mbi të gjitha të bisedojmë për atë që si ne si PDK do të duhej të dalim me një koncept të ri politik qasemi elektoratit, qytetarit dhe se si ta ri-organizojmë PDK-në në nivel të degëve dhe nëndegëve. PDK=ja do të jetë një opozitë e vendosur dhe një front i Qeverisë që do të formohet javën e ardhshme“, ka thënë ai.express
“Kjo mbledhje nuk është asgjë tjetër veçse një dialog i brendshëm i PDK-së. As nuk ka iniciativë, as nuk ka vendim për shkarkime”, ka thënë ai.