Nga Taulant Kryeziu
Republika e Kosovës është e ndërtuar mbi parime të një demokracie kushtetuese, duke reflektuar kështu një model thellësisht evropian të një shteti multietnik dhe një shteti ku legjitimiteti qeverisës buron nga qytetarët (e barabartë, pa-dallim). Marrëdhëniet ndërmjet etnive në një demokraci kushtetuese ndërtohen në dritën e parimeve ku institucionet qëndrojnë mbi ndasitë etnike, dhe ato nuk përfaqësojnë apo reflektojnë vlera etnikisht të veçuara.
1.Marrëveshja per asociacionin, në çdo rast duhet të qartësojë detyrimin e Asociacionit për t’iu nënshtruar qëllimeve sovrane të kushtetutës së Kosovës, duke e nënkuptuar që ai nuk mund të veproj institucionalisht me një neutralitet ndaj shtetësisë së Kosovës, dhe si rrjedhojë e kësaj, edhe ta kundërshtoj atë institucionalisht. Prandaj, është kundërkushtetuese një marrëveshje që në esencë nuk është e autorizuar nga kushtetuta, dhe që në të njëjtën kohë një marrëveshje e tillë nuk ofron në personalitetin e saj juridik lindshmëri juridike ndaj parimeve kushtetuese.
2. Marrëveshja mbi Asociacionin nuk duhet të bie ndesh me parimet kushtetuese mbi karakterin multietnik të Kosovës dhe Kosovën si shtet të barabartë për të gjithë qytetarët e saj. Po aq, kjo marrëveshje nuk duhet të cenoj raportin kushtetues në mes të organeve qendrore dhe lokale, si dhe të kufizoj skajshmërisht modelin e autonomisë së vetëqeverisjes së komunave serbe të Kosovës dhe rolin përfaqësues të tyre, në kuadër të një sistemi të integruar të qeverisjes në Kosovë.
3. Asociacionin nuk duhet të ketë mandatin e përfaqësimit ekskluziv të komunitetit etnik serb, gjë që shkon në kundërshtim të hapur me modelin multietnik të përcaktuar me kushtetutë. Një model i tillë plotësisht monoetnik i Asociacionit jo vetëm që shkel parimin fundamental kushtetues të Kosovës si një sistem qeverisës i ndërtuar mbi një bazë të qytetarëve dhe jo etnive, por gjithashtu shkel edhe standardin e vendosur nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rastin Sejdic& Finci mbi ndalesën që institucionet publike të ndërtohen mbi premisa etnike, apo që ato të parakushtëzohen nga premisa të tilla. Rasti Sejdic& Finci përbën gjithashtu obligim të brendshëm kushtetues në Kosovës në kuptim të Nenit 53 të Kushtetutës.
4. Asociacioni duhet të mos jetë një organizatë buxhetore e Republikës së Serbisë, duke e mohuar kështu ‘sovranitetin buxhetor’ të Republikës së Kosovës.
5. Asociacioni, duhet t’ju nënshtrohet institucioneve qendrore në të kundërtën e bënë autonominë e Asociacionit shumë herë më të fuqishme sesa ajo që komunat e bartin në versionin e zgjeruar. Ta shndërrosh Asociacionin në një entitet publik që horizontalisht e pozicionon vetën e saj përballë institucioneve qendrore jo vetëm që përbën shkelje kushtetuese, por edhe i humbet karakteristikat kushtetuese të Qeverisë dhe Kuvendit si mekanizma që ushtrojnë kompetenca universale, në kuptimin territorial, dhe supreme në kuptimin vertikal.
6. Në kuptim të karakteristikave autonome të tij si organ publik, asociacioni nuk duhet të vendoset në një linjë horizontale – por vertikale – të komunikimit në mes të Asociacionit dhe ‘autoriteteve qendrore’. Ta shndërrosh Asociacionin në një entitet publik që horizontalisht e pozicionon vetën e saj përballë institucioneve qendrore jo vetëm që përbënë shkelje kushtetuese, por edhe i humbet karakteristikat kushtetuese të Qeverisë dhe Kuvendit si mekanizma që ushtrojnë kompetenca universale, në kuptimin territorial, dhe supreme në kuptimin vertikal.