Deputeti gjerman, Thomas Hacker, ka thënë se është mirë që Kosova e ka pranuar propozimin e Bashkimit Evropian si një bazë të mirë në negociatat për të normalizuar raportet me Serbinë.
Hacker në “Twitter” ka shkruar se duke pasur parasysh situatën, Bashkimi Evropian (BE) nuk duhet të lejojë që të ketë pika të nxehtë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Është mirë që Kosova e pranoi propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si bazë për negociata. Duke pasur parasysh situatën ndërkombëtare, BE-ja nuk duhet të lejojë më burime problemesh në rajon”, ka shkruar Hacker.


























