Partia për Drejtësi dhe Pajtim (PSP) dhe kryetari i saj Usame Zukorliq nga Sanxhaku, kanë përkrahur zhvillimet në tri komunat veriore të Republikës së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Post”.
Zukorliq e ka përgëzuar Policinë e Kosovës “për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale”, derisa ka bërë me dije se disa pjesëtarë të Policisë kanë marrë lëmdime të lehta.
“Përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale, që kishin për qëllim pengimin e këtij procesi. Disa pjesëtarë të policisë së Kosovës janë lënduar nga sulmet e këtyre grupeve por që fatmirësisht lëndimet janë të lehta, ata ndihen mirë dhe janë në detyrë.
Ftoj të gjithë qytetarët, vëllezërit tanë në Kosovë, që të mos bien pre e manipulimeve të grupeve kriminale serbe të cilët për hir të përfitimeve kriminale personale e grupore dëshirojnë kaos dhe suspendim të shtetit të së drejtës e të demokracisë”, ka thënë Zukorliq për Kosova Post.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Kosova Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.