Ambasadori i Francës në Republikën e Kosovës, Olivier Guerot, i është bashkuar korit të reagimeve qortues përkitazi me ngjarjet që aktuakisht po e përshkojnë Kosovën, më saktë pjesën veriore të Republikës sonë, transmeton Kosova Post.
Përfaqësuesi francez është pajtuar me deklaratën e Bashkimit Evropian që dënon përleshjet në veri në mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve serbë.
“Plotësisht dakord. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga përshkallëzimi, u bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të punojnë ngushtë me të NATO, KFOR dhe EULEX”, ka shkruar ai në Twitter.
Sot gjatë gjithë ditës në Veriun e Kosovës ka pasur tensione, ku serbët lokalë janë përpjekur të ndalojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë të hyjnë nëpër komuna.
Është dashur intervenimi i Policisë së Kosovës.