Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka komentuar takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel.
Ajo ka thënë se nuk është shumë optimiste për këtë takim.
“Unë nuk jam optimiste në kontekstin e asaj që po flisnim. Ju mund të shihni se në vend po përpiqen të dobësojnë pozitën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe qeverisë së Serbisë në momente kaq të vështira. Në momentin kur presidenti duhet të fokusohet në mbrojtjen e interesave të Serbisë, opozita po flasin marrëzi për Parisin dhe nëse presidenti ka ngrënë apo jo, gjë që është e pakuptimtë dhe tregon papërgjegjshmërinë e tyre”, ka thënë ajo për mediat serbe.


























