Artistja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka thënë se njërin prej “trukeve magjike” që di të bëjë është të kërcejë me një gotë mbi kokë.
Këtë e tha gjatë gjatë podcastit KISS, ku ishte e ftuar së fundmi, derisa potencoi se këtë mund të bënte me një gotë të mbushur plot.
Pas kësaj, ajo u pyet gjithashtu se si e kishte zbuluar këtë talent sekret tek vetja e saj, dhe përgjigjja e Dua Lipës shtangu të gjithë.
“Nuk e di se si, por ndoshta pse jam shqiptare ose diçka e tillë”, u përgjigj këngëtarja e hitit “Houdini” derisa buzëqeshja e saj shkëlqente në fytyrën e saj.
Dua Lipa është e njohur gjithashtu edhe për aftësinë e saj për të vallëzuar sidomos edhe për vallet tradicionale shqiptare.
Dy vjet më parë, u bë virale duke kërcyer në një resort në Shqipëri me muzikë tradicionale dhe në kokën e saj kishte vendosur një gotë.