Ministri i mbrojtjes, njëherësh kandidati për deputet në listën e Vetëvendosjës, Ejup Maqedonci, sot ka qëndruar për vizitë në Mitrovicë, ku është takuar me shumë aktivistë dhe qytetarë të asaj ane, transmeton Kosova Post.
‘U ndalëm për një kafe rasti në Mitrovicë.
Me aktivistët e Mitrovicës që janë motori i organizimeve e zemra e Lëvizjes bashkëbiseduam rreth punëve të mira që ka kryer Qeveria Kurti 2 dhe atyre që duhet t’i vazhdojmë e t’i fillojmë në Qeverinë Kurti 3’- ka shkruar ministri Maqedinci në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
Sipas ish-ushtarit të UÇK-së, qytetarët e Mitrovicës reflektuan vullnet për moblizim në mbështetje të ‘Qeverisë Kurti 3’
Postimi i plotë i ministrit
Entuziazëm e vullnet të pashoq reflekton secili prej tyre për mobilizimin që po bëhet cep më cep të Kosovës për 500K❤️.
#QeveriaKurti3
#Uki17