Shtetasja franceze me iniciale S. T., ka ndërruar jetë në momentin që ka rënë në kontakt me ujin në Liqenin e Komanit.
Dyshohet se ajo ka pësuar arrest kardiak, dhe për fat të keq ka vdekur, shkruan Top Channel.
Trupi i pajetë i 39-vjeçares është nxjerrë nga uji dhe u dërgua në morgun e spitalit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.