Dy turistë francezë, duke eksploruar Parkun Kombëtar të Llogarasë, hasën vështirësi në terrenin e pyllëzuar dhe humbën orientimin, duke kërkuar ndihmë nga shërbimet e Policisë.
Policia e Shtetit bën me dije se shërbimet e Policisë në Himarë, në bashkëpunim me zjarrfikësit e bashkisë atje, menjëherë pas marrjes së njoftimit nisën kërkimet.
“Pas tre orësh përpjekjesh në kushte të vështira, ata u lokalizuan dhe u transportuan pranë hotelit ku qëndronin, në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.