Komisioni Evropian i ka kërkuar Hungarisë të shpjegojë vendimin e saj për të lehtësuar kërkesat e vizave për qytetarët rusë dhe bjellorusë, për të cilat Brukseli shqetësohet se “mund të çojnë në një anashkalim de facto” të kufizimeve të bllokut dhe të minojnë standardet e sigurisë në të gjithë Zonën Schengen pa pasaporta.
“Rusia është një kërcënim për sigurinë. Ne kemi nevojë për më shumë, jo më pak vigjilencë. Qasja e spiunëve dhe diversantëve të mundshëm rusë në BE do të minonte sigurinë e të gjithëve ne”, tha Ylva Johansson, Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme.
“Nëse skema e tyre e qasjes është një rrezik, ne do të veprojmë”, shtoi ajo.
Në një letër drejtuar Ministrisë së Brendshme të Hungarisë, Johansson vë në dyshim ndryshimet e reja në skemën e Kartës Kombëtare të vendit, e cila thjeshton procedurat e vizave dhe kontrollet e sigurisë për “punonjësit mysafirë” në sektorë të veçantë.