Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa të Novi Pazarit në të cilin gjendeshin tre meshkuj kosovarë që dyshohet se përmes rrugëve ilegale kanë kaluar kundërligjshëm kufirin.
Rasti ka ndodhur në fshatin Zrnosek, Leposaviq.
“Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa të Novi Pazarit në të cilin gjendeshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë që dyshohet se përmes rrugëve ilegale kanë kaluar kundërligjshëm kufirin. Të dyshuarit, pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.