Një person i cili po vuante dënimin në burgun e Lipjanit, ka arritur të ikë nga qelia.
Kështu ka bërë të ditur policia në raportin 24-orësh teksa ka shtuar se rasti po hetohet.
“Është raportuar për largimin e një të dyshuari mashkull kosovar i cili ishte në vuajtje të dënimit në këtë qendër. Rasti është nën hetime”, thuhet në njoftim.