Emisari Special i Britanisë për Ballkanin, Stuart Peach sot do të qëndrojë në Kosovë, ku do të takohet me krerët e shtetit, transmeton Kosova Post.
Siç raporton portali Kossev, Peach do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë.
Para se të vinte në Kosovë, Peach qëndroi në Beograd ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.