Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, me rastin e vdekjes së Fazli Veselit, ua ka shprehur ngushëllimet familjes Veseli, shkruan Kosova Post.
Krasniqi ka thënë se lajmin për vdekjen e bacës Fazli, e kanë pritur me pikëllim të thellë.
“Lamtumirë, Baca Fazli! Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Fazli Veselit, babait të kryetarit Kadri Veseli” – ka shkruar ai ndër të tjera.
Krasniqi e ka përshkruar bacën Fazli si një burrë që dha shumë për Kosovën.
“Baca Fazli ishte një burrë që gjatë gati një shekulli jetë, secilën ditë ia kushtoi Kosovës.
Si baba, ai rriti dhe edukoi të gjithë fëmijët e tij në frymën atdhetare.
Si shqiptar, sakrifikoi dhe dha gjithçka nga vetja për lirinë e vendit tonë.”
Ky është postimi i tij i plotë: