I pari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ia ka kujtuar personat e zhdukur, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, raporton Kosova Post.
Kryetari i PDK-së, Krasniqi, ka thënë se duhet bërë më shumë për ta ngritur vetëdijen për fatin e tyre.
“Sot përkujtojmë personat e zhdukur në Ditën Ndërkombëtare për ta. Kjo ditë duhet të ketë rol për të ngritur vetëdijen për fatin e të pagjeturve të Kosovës dhe gjendjen e rëndë të familjeve të tyre. Fatkeqësisht, kanë kaluar mbi dy dekada prej përfundimit të luftës së Kosovës dhe mijëra qytetarë presin gjithë dhimbje të mësojnë fatin e të afërmve të tyre. Institucionet e vendit duhet të angazhohen më shumë për zgjidhjen e fatit të të gjithë personave që janë të zhdukur, si dhe institucionet ndërkombëtare duhet sa më shpejtë të vënë para drejtësisë kriminelët e luftës që kanë qenë përgjegjës për zhdukjen e tyre” – ka shkruar ai në Facebook./KosovaPost/