Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka ndalura personin që dyshohet që ka vrarë ish bashkëshorten e tij dhe plagosur vëllain e saj të mitur.
I dyshuari V.A është ndaluar për 48 orë për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasje” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale të lartë cekur”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, një grua është vrarë dhe një burrë është plagosur në Ferizaj, të premten në mesditë.
Vjosa Baftiu zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka thënë për tëvë 1 se dyshimet e para janë që ish-burri e ka vrarë gruan, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
E Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt tha se vrasja ka ndodhur te Qendra për Punë Sociale.
Tutje, ai shtoi se i dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur, i cili më pas është arrestuar.