Tek vendi i njohur si “Livadhi Golaj” në Gjakovë, është ndaluar një person me një traktor të ngarkuar me dru, dhe ia ka konfiskuar ato, transmeton Kosova Post.
“Goden –Livadhi i Golaj , Gjakovë, 04.11.2021-14:00. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar i cili në traktor kishte të ngarkuara 2.50 m3 dru pa dokumentacion përkatës” – thuhet ndër të tjera në raportin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, drutë janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./KosovaPost/