Një person është ankuar në polici, pasi që një i dyshuar i panjohur ka hyrë në depon e lokalit të tij me ç`rast i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme të hollash.
Rasti ka ndodhur të hënën në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, njësitet përkatëse policore kanë dalur në vend të ngjarjes, rasti është në procedurë hetimore.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ka hyrë në depon e lokalit të tij me ç’rast ka vjedhur një shumë te konsiderueshme te hollashë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore. Rasti ne procedure hetimore”, thuhej në raport./