Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti i cilësuar si ‘mashtrim’, ka ndodhur në Prishtinë, shkruan Kosova Post.
“Prishtinë 11.06.2021 – 18:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte marrë nga viktimës 750 € në këmbim të rregullimit të një vize. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili është njoftuar për veprën por edhe për një urdhëresë aktive për të dyshuarin në fjalë” – thuhet ndër të tjera në raport.
Policia njofton se rasti vazhdon të hetohet./KosovaPost/