Rastet kur bizneset e ndryshme përfshihen nga incidentet nuk ndodhin edhe rrallë në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 17:58 në rrugën “Skënderbeu” në Kamenicë, raporton KosovaPost.
Sipas informacioneve të para nga Policia, konfirmohet se si pasojë e një tigani me vaj është përfshirë nga zjarri marketi i një pronari.
Me tu informuar lidhur me rastin, njësitet relevante dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë arritur ta shuajnë zjarrin.
Në raportin policor, bëhet e ditur se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar vetëm disa dëme materiale.
Lidhur me rastin, është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të shkojë në procedurë të rregullt./KosovaPost/