Idriz Voca është bërë me skuadër të re pas një pauze të shkurtër, përcjell KosovaPost.
Futbollisti i Kosovës ka vendosur që ta vazhdojë karrierën në futbollin italian.
Gjegjësisht, 24-vjeçari i është bashkuar Cosenzas që garon në Serie B.
Voca ka qenë pa klub që prej verës së vitit të kaluar kur u largua nga Ankaragucu.
Gjithashtu, ai ishte në prova te St Gallen, por tani karrierën do ta vazhdojë në Itali.