IHH zgjat dorën e ndihmës për rreth 150 familje në Kosovë

IHH zgjat dorën e ndihmës për rreth 150 familje në Kosovë

Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) me rastin e festës së Fitër Bajramit ka bërë shpërndarje të fitrave për rreth 150 familje, në mesin e tyre familje të dëshmorëve, veteranëve të luftës në Kosovë si dhe për jetimë dhe skamnorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Riad Domazeti, përfaqësues i IHH-së, për AA tha se përveç ndihmave me pako ushqimore gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, tani me rastin e festës së Bajramit kanë dhënë edhe fitra për dëshmorë dhe veteranë të luftës.

“IHH ka organizuar pothuajse në gjithë botën shpërndarjen e fitrave dhe zeqatit. Në kuadër të kësaj edhe në Kosovë kemi pasur një shpërndarje të fitrave me para kesh. Kemi pasur dikund rreth 50 familje të invalidëve të luftës dhe familjet e dëshmorëve në Fushë Kosovë, Prishtinë, edhe një pjesë të Drenasit”, tha ai.

Ai bëri të ditur se me këtë rast kanë ofruar ndihma edhe për 50 familje nevojtarë të komunitetit shqiptar dhe ashkali, si dhe për 50 familje të jetimëve, skamnorëve dhe grave të veja nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Domatezi po ashtu rikujtoi se IHH gjatë muajit të Ramazanit ka ofruar mbi 1200 pako ushqimore për nevojtarët në Kosovë.

You may also like

Myftiu frikacak i ‘ofrohet’ kusive më të qelbura mediatike

Shkruan: Fadil Pushkolli Myftiu i Kosovës në intervistën