Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka propozuar që për shkak të temperaturave të larta, në shumë institucione, sidomos në shkolla ku nuk ka kondicioner apo ujë të mjaftueshëm, orët e mësimit të shkurtohen nga 45 në 30 minuta, transmeton KosovaPost.
Në njoftimin e IHMK-së thuhet se nesër zyrtarisht hyjmë në stinën e verës astronomike dhe temperaturat maksimale do të arrijnë kulmin 35-36 gradë Celsius dhe sipas këtij instituri, këto temperatura mund të jen të rrezikshme për një pjesë të madhe të popullatës, sidomos për fëmijë dhe të moshuarit.
“Për shkak të temperaturave ekstreme të larta , ne si IHMK japim propozim që në shum institucione, sidomos në shkolla ku dihet se nuk kan kondicioner, dhe ujë jo të mjaftueshëm për pije, orët e mësimit të shkurtohen nga 45 min sa janë tani në 30min”.
“Nesër zyrtarisht hyjmë në stinën e verës astronomike dhe temperaturat mkasimale do të arrijnë kulmin 35-36 gradë celsius dhe këto temperatura mund të jen të rrezikshme për një pjesë të madhe të popullatës, sidomos për fëmijë dhe të moshuarit”, thuhet tutje në njoftim.