Instituti Hidrometeorologjik ka publikuar një tabelë, me anë të së cilës ka sqaruar nivelin e ngritjes së lumenjve përbrenda dy ditëve, si shkak i reshjeve të shumta të shiut.
Në tabelën e publikuar të IHMK’së, ngritjen më të madhe të nivelit të ujit e kishte pësuar rrjedha lumore e Drinit të Bardhë në Gjonaj të Prizrenit (nga 1.673 dhe 3.411) dhe ajo në Këpuz të Klinës (nga 2.570 në 4.800 cm), raporton Gazeta Express.
IHMK tutje ka sqaruar për tendenca të ngritjeve të mëtutjeshme, teksa ka thënë se nesër pritet të arrihet maksimumi i niveleve ujore.
Në njoftimin e lëshuar në faqën e tyre zyrtare, Instituti Hidrometeorologjik thotë se vërshimeve i kontribuuan edhe shkrirjet e borës në zona malore.