Tema e helmimit nga uji, po vijon të mbetet aktuale në opinionin kosovar. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës, ka dhënë këshilla për qytetarët për përdorimin e ujit, në mënyrë që t’i shmangin helmimet, shkruan Kosova Post.
Rekomandimet e IKSHPK-së për parandalimin e sëmundjeve që barten me ujë:
• Konsumoni ujë të sigurt/ të dezinfektuar për pije. Në mungesë të tij, vlojeni ujin së paku 10 minuta dhe ftoheni para përdorimit.
• Ruani ujin në enë të pastërta.
• Mos kyçni bunaret në rrjetin e ujësjellësit.
• Lani duart para dhe pas përgatitjes dhe ngrënies së ushqimit.
• Lani duart me ujë të pastër dhe sapun pas përdorimit të toaletit, ndërrimit të pelenës së fëmijës, kujdesit ndaj personit tjetër si dhe kujdesit ndaj kafshëve.
UJI I PASTËR – SËMUNDJA LARG”.
Ndryshe, javë më parë mbi 1 mijë persona në Deçan dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm./KosovaPost/