Agim Vuniqi
Ne mometin kur qytetari diskriminohet dhe atij i rrezikohet liria nga pushteti, ai politizohet dhe rebelohet…Qyteteri kishte pritur qe me ne fund te lirohet nga kapja e shtetit nga PDK-ja, dy mandate me radhe , dhe ajo deshire e tij shume emancipuese u perdhose nga LDK-ja dhe mbet e parealizuar, me formimin e koalicionit PDK-LDK-Lista serpska, atehere ai humbi te gjitha shpresat se shoqeria kosovare do te emancipohet ndonjehere dhe te menjanohet sistemi i analfabeteve funksionale.
Ai humbi shpresen dhe filloi te ike, te ike nga vetvetja, nga familja dhe pushteti i kapur nga analfabetet funksionale, te ike dhe ta marre boten ne sy, pra nuk u realizua enderra e tij per nje reformim te pushtetit tjeter fare, LVAN, dhe njeri nder kontribuesit me te medhenje te asaj gjendje ishte LDK-ja, e cila me teper mendoje per interesat e grupit, sesa te vendit, e shpetoi PDK-ne nga renia dhe ngulfati demokracine e proklamuar.
Ajo kohe e mashtrimit dhe truqeve u permbyse nga furia popullore duke shmangur nga pushteti “komplotistet” dhe “recidivistët”, për t’i dhen shansin binomit Kurti-Osmani, te cilet komunikimin në boten e bejne me nje anglishte te shkelqyer, duke mos pasur nevoje qe te shoqerohen nga perkthyesit dhe administratoret, cilet pastaj madheronin veten se ata ishin koka, jo bishti, sic po paraqiten neper studiot televizive, si “shpetimtaret” e kombit.