Ditë më parë, Agjencia e Lajmeve Kosova Post, paralajmëroi se ish imami nga Peja Drilon Gashi, mund të bëhet pjesë e kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Më në fund, Drilon Gashi, këtë e ka pranuar edhe vetë:
“Është i vërtetë lajmi që ka dal. Po jam pjesë e kabinetit të kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca dhe kam filluar punën qe dy javë”, ka deklaruar ai, për Infokus.
Paralajmërimi për këtë emërim, është pritur keq në mesin e besimtarëve, meqë Gashi, ka ditur shpesh të nxis debate të ashpra në lidhje me shumë çështje të ndjeshme që kanë të bëjnë me jetën fetare./KosovaPost/