Kompania amerikane Maxar Technologies ka publikuar imazhet satelitore të qyteteve turke para dhe pas tërmetit, ku shihen dëmet e shkaktuara pas tërmetit shkatërruar që goditi këtë rajon javën e kaluar.
Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 7.8 magnitudë goditi Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të hënës, derisa të gjithë ishin në gjumë.
Sikur kjo të mos mjaftonte, një tërmet tjetër goditi vendet dhe kishte fuqi prej 7.6 magnitudë, e ekipet e kërkim-shpëtimit akoma janë duke bërë të pamundurën të shpëtojnë të mbijetuarit që kanë mbetur nën rrënoja.
Autoritetet e atjeshme kanë frikë se ky numër mund të rritet akoma, derisa po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.


























