Lajmi për vdekjen e gazetarit Blerim Zhabari, është pritur me pikëllim të thellë në mëngjesin e sotëm, shkruan Kosova Post.
Vargut të atyre që iu kanë shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Zhabari, iu është bashkuar edhe Instituti i Medias Kosovare në Prishtinë (IMKP).
IMKP, nëpërmjet një telegrami ngushëllimi, iu ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Zhabari.
Ky është telegrami i plotë:
Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit, Blerim Zhabari
Prishtinë, Instituti i Medias Kosovare në Prishtinë (IMKP), iu shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Blerim Zhabari.
Lajmi për vdekjen e tij, ishte tronditës. Zhabari ndërroi jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, pas disa komplikimeve shëndetësore, për të lënë prapa një përvojë afro 20 vjeçare.
Zhabari ka punuar në mediume të ndryshme. Ai ishte njëri prej bashkëthemeluesve të portalit Veriu.info, e ku në vitet e fundit, e ushtronte detyrën e drejtorit.
Përvoja e tij e gjatë, ka lënë prapa një trashëgimi të pasur në fushën e gazetarisë. IMKP e cilëson si humbje të madhe vdekjen e tij.
Do ta kujtojmë përherë, për kontributin e lartë në fushën e medias.
Edhe një herë, ngushëllime!