Është inauguruar Zona Ekonomike në Budrikë të Vitisë, e cila do të jetë funksionale për bizneset e kësaj komune dhe rrethinës së saj. Vlera e këtij investimi është 1.7 milionë euro.
Gjatë inaugurimit u tha se investimet në këtë Park kanë krijuar hapësira të gatshme dhe të përshtatshme për vendosjen e bizneseve të vendit dhe të huaja, duke u bë një klimë e favorshme për të bërë biznes në Kosovë.
Kryeministri, Albin Kurti ka deklaruar se parku do të jap një kontribut të jashtëzakonshëm për rritjen dhe zhvillimin ekonomik dhe rajonal. Sipas tij, hapësirë prej 16 hektarësh, do të shfrytëzohet nga bizneset që aty do të gëzojnë energji elektrike, ujë e internet dhe shërbime të tjera.
“Falë këtij Parku, ato të do të kursejnë deri në 30 për qind të investimit të tyre në total”, ka thënë Kurti.
Kreu i ekzekutivit ka theksuar se po mbështesin vazhdimisht bizneset për investime të qëndrueshme.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se kjo zonë do të bëhet tërheqëse për investimet të përgjegjshme e nga diaspora.
Kurse, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se pret që ky Park të lulëzojë me biznese të reja.