Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, kërkoi ndërtimin e një korridori udhëtimi për të eliminuar ndikimin ekonomik të pandemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) dhe për të stimuluar turizmin ndërmjet vendeve të Azisë Juglindore.
Në fjalimin e tij gjatë forumin rajonal të biznesit, mbajtur përpara Samitit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) që do të fillojë të martën dhe do të zgjasë 3 ditë, Joko Widodo përmendi të dhënat për kufizimet e udhëtimit të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) duke theksuar se kufizimet më të mëdha të udhëtimit janë aplikuar tek shtetet anëtare të ASEAN-it gjatë procesit të pandemisë dhe se këto kufizime duhet të hiqen tani që numri i rasteve ka rënë.
Duke thënë se mesatarja e rasteve të COVID-19 në vendet anëtare të ASEAN-it ra me rreth 14% javën e kaluar, presidenti indonezian vuri në pah se kjo shkallë është shumë më e lartë sesa mesatarja globale.
Pasi nënvizoi nevojën për të rritur qarkullimin ndërkombëtar paralelisht me frenimin e pandemisë, Widodo potencoi se praktika e korridorit rajonal të udhëtimit, të cilën Indonezia e ngriti në rend të ditës fillimisht në vitin 2020, duhet të vihet në zbatim menjëherë.
Praktika e re synon të menaxhojë linja më të shpejta të emigracionit, të njohë certifikatat e vaksinimit mes vendeve të rajonit dhe të standardizojë masat shëndetësore të aplikuara në udhëtimet ndërkombëtare.
Samiti i ASEAN-it do të mbahet më 26-28 tetor në Brunei./TRT