Inspeksioni njofton për produkte me afat të skaduar në “Viva Fresh Store”

Inspeksioni njofton për produkte me afat të skaduar në “Viva Fresh Store”

Inspeksioni  i Komunës së Mitrovicës ka njoftuar se në Viva Fresh Store në fshatin Shupkofc  ka gjetur produkte me afat të skaduar.

Sipas komunikatës, është bërë e ditur se Inspeksioni ka vazhduar edhe të enjten aksionin e inspektorëve komunal për kontrollimin e subjekteve afariste me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve dhe parandalimin e helmimeve eventuale, transmeton Indeksonline.

 

 

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës, Hysni Ahmeti, ka njoftuar se inspektorët e tij kanë inspektuar edhe Kompaninë Viva Fesh Store në Shupkofc të Mitrovicës dhe me këtë rast kanë hasur në produkt me afate të skaduar dhe mashtrim të konsumatorëve nga përgjegjësit e kësaj kompanie.

Lidhur me këtë, Inspektori Musa Dibrani njoftojë se me rastin e inspektimit të ambienteve të shitjes në Viva Fresh Store, kanë vërejtur se pronari bashkë me produktin ushqimor-ajvarin, të gjithë blerësve të këtij produkti po u jepte falas edhe një paketim në qese plastike prej 200 gramësh ullinj të verdhë, të cilëve u kishte skaduar afati i përdorimit. Ai tha se sasia e gjetur e produktit me afat të skaduar është konfiskuar.

Drejtori i Inspekcionit Komunal, Hysni Ahmeti, tha se aksionet e tyre për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve dhe për të siguruar zbatimin e ligjit, do të intensifikohen akoma në të ardhmen./Indeksonline/

 

You may also like

Edhe Jakup Krasniqi del kundër Thaçit

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka