Institucionet kulturore qendrore nuk kursejnë as 30 mijë euro në vit

Institucionet kulturore qendrore nuk kursejnë as 30 mijë euro në vit

Prishtinë, 10 janar – Institucionet e kulturës dhe ato të trashëgimisë kulturore vazhdojnë të jenë në gjendje të keqe sa i përket realizimit të të hyrave vetjake. Nën vartësi të Ministrisë së Kulturës veprojnë tetë institucione kulturore. Buxheti i tyre vjetor e kalon shifrën prej dy milionë eurosh, pa llogaritur pagat e stafit.

Prej tyre vetëm Teatri Kombëtar i Kosovës arkëton mjete vetjake nëpërmjet shitjes së biletave. Në anën tjetër, vetëm Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren ka të hyra nëpërmjet qirave. Gjashtë të tjerat nuk kanë të hyra. Kësisoj e ka gjendjen edhe Muzeu i Kosovës dhe parku arkeologjik “Ulpiana”. Institucionet e trashëgimisë kulturore shpenzojnë mbi një milion euro në vit vetëm për projekte. Për 11 muajt e vitit të kaluar ajo që njihet si kultura institucionale dhe trashëgimia kulturore ka mbledhur vetëm 23 mijë e 880 euro, prej tyre 10 mijë e 39 euro Teatri Kombëtar i Kosovës dhe 13 mijë e 841 Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren. TKK-ja vetëm për projekte, më 2018, ka pasur në dispozicion 340 mijë euro.

Nëse krahasohen shifrat i bie që institucionet në përgjithësi janë larg përfitimit të një për qind të buxhetit që shpenzojnë.

Ministria e Kulturës nuk është aspak e kënaqur me gjendjen aktuale.

Vetë ministri Kujtim Gashi ka paralajmëruar ndryshime/Koha.net