International Maarif Schools of Kosova, organizon ‘PANAIRIN E SHKENCËS’, që do të mbahet më 4 qershor 2024 , në sheshin “Nëna Terezë”, shkruan Kosova Post.
Në panair do të prezantohen punimet e nxënësve të Maarif Schools në fushën e Kimisë, Fizikës, Matematikës dhe në TIK.
Panairi do të jetë i hapur për të gjithë vizitorët.
Kujtojmë se Maarif Schools në Kosovë po shënon sukseset e saja në edukimin e arsimimin e nënësve që vijojnë mësimet në këto shkolla.