Duke reaguar ndaj deklaratës përfundimtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tha: “Regjimi Saudit promovon urrejtjen dhe dhunën në rajon duke marrë peng këshillin e gjirit Persik dhe takimet e tij dhe duke imponuar pikëpamjet e tij shkatërruese”, transmeton Kosova Post.
Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, “Saeed Khatibzadeh” duke iu referuar deklaratës përfundimtare të takimit 147 të ministrave të jashtëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik theksoi, se deklarata përfundimtare e këtij takimi, ashtu si në takimet e mëparshme, nuk ka një kuptim real të zhvillimeve rreth vendit dhe tregon armiqësinë e vazhdueshme dhe presionin politik të regjimit saudit mbi vendet e tjera të këshillit të gjirit Persik.
Khatibzadeh në përgjigje të ekzagjerimeve të gabuara të këshillit të bashkëpunimit të Gjirit Persik sa i përket lidhjes së disa çështjeve që nuk lidhen me marrëveshjen bërthamore dhe lëshimi e disa akuzave qesharake deklaroi se siç është thënë shumë herë, marrëveshja bërthamore është një marrëveshje midis Iranit dhe anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, plus Gjermanisë, e cila u negociua dhe u përfundua një herë dhe ashtu sic çështjet e rajonit tonë nuk u përkasin vendeve ndër-rajonale, ashtu edhe përpjekjet e regjimit saudit për të përfshirë këshillin e gjirit Persik në çështje që nuk i përkasin aspak këtij këshilli, janë krejtësisht të parëndësishme dhe ato paraqesin vetëm një imazh iluzioni të këtij regjimi për botën.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane përfundoi duke ripohuar se të tre ishujt e pretenduar iranianë janë një pjesë e pandashme sovranitetit dhe integritetit territorial të Iranit. Ai u bëri thirrje vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik t’i kushtojnë vëmendje realiteteve të rajonit dhe në vend që të lëshojnë deklarata të vjetruara të zhvendosin qasjet e tyre nga akuza të pafrytshme në një dialog dhe bashkëpunim rajonal.