Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
Abdixhiku ka kujtuar presidentin, Ibrahim Rugova derisa ka thënë se rrezet e lirisë erdhën si rezultat i një rezistence paqësore të pathyeshme të udhëhequr nga ai.
“Rrezet e lirisë po pushtonin horizontin e zymtë të qiellit të Kosovës, ato po largonin retë e zeza të mortjes, të djegieve të shtëpive e vuajtjeve të popullit tonë. Këto rreze lirie erdhën si rezultat i një rezistence paqësore të pathyeshme të udhëhequr nga Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova, dhe më pas edhe të armatosur të popullit të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që rezultojë edhe me intervenimin ushtarak të NATO-s mbi caqet serbe”, thuhet në komunikatën për media.
Duke kujtuar regjimi fashist serb që kishte vrarë e masakruar mijëra civilë të pambrojtur, Abdixhiku tha se ktij regjimi i erdhi fundi pas 78 ditëve të bombardimeve të Aleancës së NATO-s.
Tutje, Abdixhiku tha se është falënderues dhe mirënjohës ndaj të gjithë aleatëve dhe miqëve ndërkombëtarë, si ShBA e BE që ndihmuan në çlirmin e vendit./