Ish-gjenerali i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Dritan Demiraj ka folur lidhur me situatën e fundit në pjesën veriore të vendit.
Ai është shprehur se eksperienca ne misionet luftarake ka qene një mësim i madh për të kuptuar qe lufta duhet shmangur deri ne momentin e fundit.
Më tutje ai ka thënë se nëse mbetjet nacionaliste dhe shoviniste ne Ballkan te Milosheviçit kërcënojnë integritetin territorial të Kosovës atëherë duhet ti bëjnë llogaritë mirë.
Postimi i plotë:
Shqipëria qe ne fillim te viteve 1990 iu bashkua misioneve ne mbështetje te paqes qe nga Gjeorgjia me pas ne Bosnje Hercegovine dhe sot ne vende te ndryshme si Irak, Sudan, Kosove, etj.
Misionet ne Bosnje erdhën si pasoje e gjenocidit serb gjate viteve 1992-1995.
Si rezultat i kësaj lufte humben jetën me shume sesa 100.000 civile kryesisht boshnjake.
Ndërkohë eksperienca ne misionet luftarake ka qene nje mësim i madh për te kuptuar qe lufta duhet shmangur deri ne momentin e fundit.
Por nëse mbetjet nacionaliste dhe shoviniste ne Ballkan te Milosheviçit kërcenojne integritetin territorial te Kosovës atehere duhet ti bejne llogarite mire./Lajmi.net/
























