Politikanja Edita Tahiri ka bërë thirrje për unitet politik, meqë sipas saj, kështu e kërkojnë interesat kombëtar, shkruan Kosova Post.
Tahiri, e cila qe emëruar Kryesuese e Ekipit Negociator të Kosovës në vitin 2011, nga ish-Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka theksuar se për disa çështje, nuk duhet të ketë ndarje.
Pozita dhe opozita, sipas saj, duhet të bashkohen rreth çështjeve me interes kombëtar.
Ky është statusi i plotë i saj:
“Jane disa ceshtje qe duhet te na bashkojne, poziten dhe opoziten. Nese nuk bashkohemi, larg jemi nga interesat kombetare!”