Armend Mehaj, ish-ministri i Mbrojtjes, ka apeluar tek të gjithë qytetarët e Kosovës, që jetojnë jashtë vendit që në procesin e regjistrimit të popullsisë ta kryejnë këtë obligim siç e quan ai.
Këtë apel Mehaj e ka bërë përmes një postimi në Facebook, të dielën.
“Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës, Bashkëqytetare tonë të nderuar që jetoni dhe vepronin neper vende të ndryshme të botës, Të duhet atdheu i ynë, e të punojmë për vendlindjen tonë Kosovën është obligim i yni”.
“Puna dhe angazhimi për atdheun tonë, për Kosovën tonë të çmuar, asnjëherë nuk është boll. Andaj, si njëri nga ju që rininë e kemi kaluar neper vendet të ndryshme të botës, kërkoj nga ana e juaj që sa me masivisht të i përgjigjemi thirrjes se institucioneve të Republikës së Kosovës për Regjistrim të popullsisë, duke ju përgjigjur pyetjeve në formularin e regjistrimit, të cilin do të mund ta gjeni edhe në faqet zyrtare të institucioneve të Kosovës ( https://ediaspora.rks-gov.net ). Vetëm të përkushtuar për të i shërbyer atdheut, dhe duke u regjistruar gjithsecili nga ne, do të i kthejmë një borgjë të vogël vendlindjes sonë të madhe”, ka shkruar Mehaj.